Kukës - Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave

Kukëskukesdogana

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit;

-G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

-B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë - Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore.

Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

cheap anello backpack Wholesale NBA Jerseys cheap off white wholesale Ncaa jerseys cheap swiss gear backpack cheap yeti cups wholesale Nhl jerseys cheap tumi backpack wholesale Soccer jerseys wholesale Cheap jerseys cheap Mobile phone Cheap Nike Shoes cheap gymshark clothes wholesale Nfl jerseys cheap fjallraven backpack cheap hydro flask cheap Oakleys Sunglasses wholesale Mlb jersey Cheap power tools cheap RayBan Sunglasses
Wholesale jerseys |