Vorë, Tiranë - Finalizohet operacioni i koduar “Mesnata”, në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 30 vjeçari, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vorë.mesnata

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë dhe një krëhër me 7 fishekë.

Shërbimet e komisariatit Vorë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent penal të mëparshëm qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Mesnata".

Si rezultat i operacionit ne rrugën dytësore në hyrje të Vorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. H., 30 vjeç, banues në Vorë, i dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin tip Audi, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që e mbante pa leje.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

video

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1

wholesale jerseys |  cheap jerseys |  cheap jerseys |  wholesale jerseys |  Wholesale jerseys |  cheap jerseys wholesale |  Cheap NFL Jerseys |  Wholesale nfl jerseys |  cheap nfl jerseys |  cheap jerseys |  Wholesale NHL Jerseys Online |  wholesale basketball jerseys |  wholesale baseball jerseys |  cheap hockey jerseys |  wholesale authentic nba jerseys |  WebSiteMap |  replica jerseys from china |  WebSiteMap |  cheap replica nba jerseys |  cheap nba jerseys wholesale |  replica jerseys |  custom team jerseys |  Cheap Hockey Jerseys |  wholesale nfl jerseys |  website Map |  wholesale nba Jerseys |  website Map |  personalized nfl jerseys |  authentic jerseys |