Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 6 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë – Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Lugina”. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohen dhe shkatërrohen 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim. Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’. Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Vlorë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”. Operacioni nga DVP Vlorë në bashkëpunim me DVP Elbasan. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv, të ndodhura  në vitin 2017 në Elbasan. Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë  bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. 42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan. Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 9 janë ndalur dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 2 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim 1 në PKK Morinë dhe 1 në SPK Port, Durrës, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar; 1 në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste, 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Tiranë, me 1 autor dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Korçë, me 2 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Tiranë, ku autori është ndaluar dhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Durrës, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Vlorë, me 3 autorë të arrestuar, si edhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 rast aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në qarkun Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 12 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në qarkun Tiranë, 2 në Berat, 3 në Fier, 1 në Shkodër, 3 në Dibër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1

wholesale jerseys |  cheap jerseys |  cheap jerseys |  wholesale jerseys |  Wholesale jerseys |  cheap jerseys wholesale |  Cheap NFL Jerseys |  Wholesale nfl jerseys |  cheap nfl jerseys |  cheap jerseys |  Wholesale NHL Jerseys Online |  wholesale basketball jerseys |  wholesale baseball jerseys |  cheap hockey jerseys |  wholesale authentic nba jerseys |  WebSiteMap |  replica jerseys from china |  WebSiteMap |  cheap replica nba jerseys |  Custom Baseball Jerseys |  Cheap MLB Jerseys |  Paris Saint Germain jersey |  Cheap Hockey Jerseys |  cheap nfl training jerseys |  authentic nfl jerseys |  Wholesale nfl jerseys |  Cheap basketball jerseys |  wholesale nfl jerseys |  nfl jerseys supply |