Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 6 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - Alo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie. Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”. Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, nga këta: 12 janë arrestuar në flagrancë, 40 ndiqen në gjendje të lire, 2 janë kapur.

Janë kapur 2 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 1 në Kukës, i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste në qarkun Lezhë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 1 në Fier, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Durrës, 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Për 4 rastet e tjera janë plotësuar kërkesë - paditë për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Për 9 rastet e tjera në gjithë territorin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 2 në Fier, 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën, si dhe nje tjetër ka humbur jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

wholesale Cheap jerseys wholesale Nfl jerseys wholesale Nhl jerseys Wholesale NBA Jerseys Cheap Nike Shoes cheap fjallraven backpack wholesale Soccer jerseys cheap anello backpack cheap Oakleys Sunglasses cheap gymshark clothes Cheap power tools Dynamo, Kiev cheap RayBan Sunglasses cheap yeti cups cheap Mobile phone cheap off white cheap tumi backpack wholesale Ncaa jerseys wholesale the north face backpack wholesale Mlb jersey
Wholesale jerseys |