Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 3 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Interpol Tirana - Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë". Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth orës 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

Korçë - Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni i koduar "Ndjekja". Sekuestrohen 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 20 000 Euro. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar "Ndjekja". Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th. Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, nga këta: 7 janë arrestuar në flagrancë, 71 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 janë ndaluar.

Janë ndalur 3 shtetas në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Përndjekja”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Vlorë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 rast në Durrës dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë. Për 7 rastet e tjera janë plotësuar kërkesë - paditë për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 5 raste në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Lezhë, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë. Për 4 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 3 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar 1 drejtues mjeti i papajisur me leje drejtimi, në qarkun Durrës, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 drejtues mjeti që drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në qarkun Lezhë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 5 raste, në qarkun Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Pushtimi i tokës”, 1 në qarkun Elbasan dhe 3 në qarkun Fier, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1

cheap jerseys |  wholesale jerseys |  Wholesale jerseys |  Wholesale nfl jerseys |  cheap jerseys |  cheap nfl jerseys |  cheap jerseys |  wholesale jerseys |  cheap nfl jerseys |  cheap jerseys wholesale |  Cheap NFL Jerseys |  wholesale nfl jerseys |  youth jerseys |  nfl jerseys wholesale |  Cheap NFL Jerseys Free Shipping |  WebSiteMap |  wholesale nba Jerseys |  WebSiteMap |  wholesale authentic nba jerseys |  authentic jerseys |  buy mlb jerseys |  nfl jerseys supply |