Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Tiranë/ 61 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme. Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit. Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit: F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë; M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë; A. K., 20 vjeç, banues në Korçë; O. R., 28 vjeç, banues në Burrel; N. B., 23 vjeç, banues në Korçë; A. B., 32 vjeç, banues në Korçë; E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan; D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan; I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan; A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel; F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd; F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd; Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamzë; A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë; B. D., 37 vjeç banues në Tiranë; R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. R., 18 vjeç, banues Tiranë; D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër; T. K., 20 vjeç banues në Kavajë; H. R., 22 vjeç banues në Kavajë; O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë, M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë; D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë; E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë; D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë; K. S., 21 vjeç, banues në Berat; M. B., 20 vjeç, banues në Berat; E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë; A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë; H. T., 17 vjeç banues në Tiranë; E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik; L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar; R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kavajë/ Policia e Kavajës procedon penalisht 6 shtetas të cilët ditën e djeshme gjatë zhvillimit të ndeshjes “Besa-Bylis” kanë hedhur në fushë sende të forta, ku për pasojë u dëmtua gjyqtari anësor i ndeshjes. Shërbimet e policisë Kavajë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. M., 36 vjeç, banues në Kavajë; B. D., 51 vjeç, banues në Kavajë; A. B., 28 vjeç, banues në Kavajë; A. B., 21 vjeç, banues në Kavajë; H. D., 31 vjeç, banues në Kavajë; M. Zh.,40 vjeç, banues në Kavajë. Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes “Besa-Bylis” në qytetin e Kavajës, kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës, ku për pasojë është dëmtuar gjyqtari anësor i ndeshjes, shtetasi D. R., 39 vjeç. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 237 dhe 274 të Kodit Penal.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht dhe 46 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar, 1 i ndaluar dhe 29 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 2 shtetas në kërkim konkretisht: në PKK Rinas është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”; në qarkun Korcë është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” e “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: në qarkun Tiranë janë evidentuar 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Elbasan është evidentuar 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje”; në qarkun Berat është evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Fier është evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”.

Është evidentuar 1 rast i “Dhunës në familje”, në qarkun Shkodër, ku autori është shpallur në kërkim. Si dhe janë plotësuar 5 kërkesë padi për urdhër mbrojteje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të “Ndërtimi pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë; 1 rast në qarkun Fier, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike” në qarkun Lezhë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë është evidentuar 1 aksident me 1 shtetase të lënduar, jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 11 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, konkretisht: 7 janë evidentuar në qarkun Tiranë; 2 janë evidentuar në qarkun Korçë dhe 2 janë evidentuar në qarkun Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 1 rast në PKK Rinas dhe 1 rast në PKK Qafë Botë, me një shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe një shtetas të ndaluar.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

cheap gymshark clothes wholesale Mlb jersey wholesale Soccer jerseys cheap fjallraven backpack cheap RayBan Sunglasses wholesale Nfl jerseys Wholesale NBA Jerseys cheap yeti cups Dynamo, Kiev cheap Oakleys Sunglasses wholesale the north face backpack Cheap Nike Shoes cheap hydro flask cheap tumi backpack cheap Mobile phone wholesale Nhl jerseys X videos cheap off white Cheap power tools wholesale Cheap jerseys
Wholesale jerseys |