Lezhë - Finalizohet operacioni "The long way"

Lezhë minatmetelekomande

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë

Finalizohet operacioni "The long way", i ndjekur me metoda proaktive.

Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2,3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "The long way", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. L., 23 vjeç, banues në Vlorë.
- A. E., 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

cheap hydro flask wholesale Mlb jersey wholesale Nhl jerseys wholesale the north face backpack Cheap Nike Shoes cheap swiss gear backpack cheap RayBan Sunglasses cheap off white cheap fjallraven backpack cheap Mobile phone wholesale Ncaa jerseys cheap yeti cups wholesale Cheap jerseys cheap Oakleys Sunglasses cheap gymshark clothes cheap anello backpack Dynamo, Kiev wholesale Nfl jerseys X videos wholesale Soccer jerseys
Wholesale jerseys |