Viti i Ri 1944, zbulohet menuja e rrallë e Hotel Dajtit, si festuan komunistët (FOTOT PIKANTE)

Publikuar tek: dossier, më 15:50 23-12-2017 Viti i Ri 1944, zbulohet menuja e rrallë e Hotel Dajtit, si festuan komunistët (FOTOT PIKANTE)

Nga Erald Kapri për newsbomb.al

 

Hotel Dajti në Tiranë sot është një godinë e vdekur, por dikur ky hotel shkëlqente në luks dhe komoditet që ndoshta asnjë hotel nuk e ka arritur ende në Shqipëri. Flasim për vitet 30 dhe 40, kur Hotel Dajti ishte vendi i vetëm që ofronte një shërbim unikal dhe të pakrahasueshëm. Gjatë viteve të ashpra të luftës, Hotel Dajti qendroi i hapur dhe i paprekur. Me hyrjen e komunistëve në Tiranë, Hotel Dajti u kthye në rezidencë, zyrë dhe ambjent pritjesh për Enver Hoxhën. Dalngadalë, ky hotel i magjishëm në Tiranë e humbi shkëlqimin nën komunizëm.

Në vitin 1944, kur komunistët kishin 1 muaj në pushtet, aleatët britanikë organizuan një darkë festive për Vitin e ri në Hotel Dajti. Ftesa e britanikëve për udhëheqjen politike dhe ushtarake komuniste ka mbijetuar deri më sot. Brenda saj është menuja e darkës festive, e shkruar në frëngjisht me një larshmëri gatimesh, edhe pse vendi ndodhej në një varfëri të skajshme dhe i sapodalë nga lufta.

Pjesë e menusë janë gatime që ndoshta sot nuk shijohen më në restorantet e Tiranës si troftë e zier nga liqeni i Ohrit me salcë majoneze, rosto viçi gatuar sipas manyrës angleze, pulë e pjekur Kavaje, eskallopë etj, dhe sigurisht pa munguar ëmbëlsirat, vera e mirë, konjaku, xhini apo uiski.

Fotot e darkës tregojnë për një shërbim aristokratësh, të një Shqipërie që humbi gjatë diktaturës.

Në festën e britanikëve Enver Hoxha nuk mori pjesë por të gjithë ministrat e tij po, bashkë me udhëheqësit e tjerë komunistë. Kjo do të ishte darka e fundit mes  komunistëve shqiptarë dhe aleatëve perëndimorë si britanikët dhe amerikanët. Shumë shpejt ata u larguan nga vendi.

Fotografitë;

1-Ftesa e misionit Britanik në Tiranë për festën e Vitit të Ri, 1 Janar 1945

1.JPG

2-Menuja e darkës festive në Hotel Dajti për udhëheqjen politike dhe ushtarake të sapo dalë nga lufta

2.JPG

3-Mehmet Shehu duke shijuar verë në praninën e kreut të misionit Britanik Alan Palmet, oficerit amerikan Frank dhe Ymer Dishnicës

3.JPG

4-Dali Ndreu në një tavolinë me Olga Plumbin

4_copy.JPG

5-Oficërët e misionit amerikan në Tiranë gjatë darkës festive

5.JPG

6-Hysni Kapo dhe Hulusi Spahiu gjatë darkës festive

7_copy.jpg

7-Kamarierët e Hotel Dajtit duke shërbyer darkën

6_copy_copy.jpg

8-Majori britanik Oliver, majori sovjetik Ivanov dhe oficeri amerika Frank duke festuar së bashku 

8.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069031715393066
array(1) { ["section"]=> string(97) "viti-i-ri-1944-zbulohet-menuja-e-rralle-e-hotel-dajtit-si-festuan-komunistet-fotot-pikante-104132" }

cheap hydro flask cheap gymshark clothes cheap tumi backpack cheap yeti cups wholesale Ncaa jerseys wholesale Nfl jerseys cheap anello backpack Wholesale NBA Jerseys wholesale Cheap jerseys Cheap power tools cheap swiss gear backpack X videos Dynamo, Kiev Cheap Nike Shoes cheap off white cheap fjallraven backpack cheap Oakleys Sunglasses wholesale the north face backpack wholesale Mlb jersey wholesale Nhl jerseys
Wholesale jerseys |