TË NDËRTOSH NJË UNIVERSITET 

Publikuar tek: aktualitet, më 11:50 15-04-2019 TË NDËRTOSH NJË UNIVERSITET  Anastas Angjeli

AKADEMIK, PR.DR ANASTAS ANGJELI, PRESIDENT NDERI I UMSH:

 

Ndryshimi nis nga idetë, zhvillimi nga institucionet e ideve dhe e ardhmja takohet kur di të shkosh tek ajo falë ideve. Gjithçka tjetër mund të kisha bërë në jetën time dhe   e kam bërë  duke u perpjekur të jap kontributin tim, por siç thote populli ynë “mire është të bësh atë që mund të bësh me mire” dhe, zgjedhja ime ishte të kontriboja në ndërtimin e mendimit, investimi më fisnik dhe më me vlerë që ka ekzistuar që nga antikiteti.

Ndaj 10 vite më parë, falë kësaj ndjenje, mendova që bashkë me të tjerë që e kishin lidhur jetën dhe aktivitetin me mësimin dhe auditorin, të ndërtoja një shkollë të lartë universitare. Nuk ishte e lehtë, por edhe e pamundur nuk ishte. NE JA DOLËM! 10 vjet  mund të përkthehen në ditë muaj dhe vite, në punë këmbngulje dhe vështirësi, në arritje dhe sfida, por unë do të preferoja që të qasesha disi ndryshe në këtë datë jubilare.

E gjithë kjo ndërmarrje ishte një provë besimi. Duhej që të rinjte të na besonin, prindërit e tyre të na besonin, institucionet dhe shoqëria, faktorë relevant brenda dhe jashtë Shqipërisë të na besonin. E pra kjo nismë, siç e theksova, nuk ishte e lehtë. Një sërë sfidash kishim përpara. Ndaj e nisëm punën me moton. ”Ndertojme te Ardhmen”. Nuk ishte thjesht aspekt administrativ dhe etik, këto mund të zgjidhen, duhej besushmëria në auditor, kush do hynte dhe çfarë do transmetonte…Ndaj 10 vjet jetë mund të mendohet si një shifër që relativizohet nëse ata që përzgjodhëm dhe na u bashkuan kishin në historinë e tyre vite e dekada eksperiencë. Të tillë morëm dhe ata më besuan. Hap pas hapi eksperienca e re lindi, u konsolidua dhe bashkë me të arritjet. Diplomimi brezit të parë qe një ngjarje që na dha besim dhe kurajo që të vazhdonim. Ndaj në një dekadë arritëm të krijojmë profilin në tregun e mësimit dhe edukimit universitar, por edhe në atë të punësimit. Ja pse 10 vite zgjerohen në hapsirë dhe në kohën ,sepse tani ata që kanë kryer studimet janë kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj me punë dhe me studime të mëtejshme.

Koha ikën ajo nuk të pret. I sukseshëm është ai individ apo ai institcuion që e sjell të ardhmen dhe nuk e pret atë në mënyrë pasive. Ndaj kështu u udhërrëfyhem edhe ne. Çdo arritje e konsideruam një përvojë që I takon një të kaluare me vlera e cila duhej konsoliduar, pyetjet ishin me provokuese. Ku shkojmë jemi të qartë. Kemi objektiva, dimë si shkohet, ka model që duhet marrë, jemi vetëm në këtë aventurë apo duhet të kemi pika referimi, cilët janë partnerët brenda dhe jashtë vendit me të cilët do duhej të bashkëpunonim. Pra me një fjalë…Të ishim drejtorjentuar.

 Në një botë të tillë globale ku çështja themelore në arsimin e larte nuk është thjesht mësimdhënia apo kushtet e infrastruktures mesimore, cilësia apo kërkimi…pa anashkaluar këtu element si struktura bazë, ka disa dekada që arsimi i larte është përballë sfidash në tregun e mendimit që prodhohet dhe paguhet në forma të reja të organizimit larg dhe jashtë strukturave tradicionale. Ndaj ne u kujdesëm që të lidheshim dhe bashkëpunonim me ata që kishin më shumë ritëm se ne, më shumë lidhje dhe më shumë mundësi të kuptimin më të gjërë të kësaj fjale.

Në 10 vite ndërtuam partneritet brenda dhe jashtë vendit. Nëse në vitet e para më shumë morëm eksperiencë tani jemi ne ata qe japim eksperience. Ndërtimi kapaciteteve shkencore dhe teknokratike, kërkimore të mirfillta dhe mësimore didaktike në auditor, janë asetet e UMSH-s. Lidhjet me disa universitete në fillim tashti janë të gjëra dhe intensive, çka pohon pa bujë por me fakte realitete dhe arritje që ne u rritëm dhe ditëm të jepnim eksperiencë dhe të merrnin gjithë po aq. Shumë aspirantë të rinj i përzgjodhëm dhe jo thjesht i zgjodhëm duke mbajtur kahjen nga studimet në shkollat perëndimore. Kjo qasje na mbajti një me pulsin e shkollave më histori dhe sukses të gjithëpranuar. Modestisht mund të pohojmë se e krijuam këtë traditë që profesorët të kenë studjuar në Angli, Francë, Gjermani, Austri, Itali, Greqi, SHBA, por edhe në vende te tjera ballkanike që janë anëtare të BE-s.

Në këte kuptim emri Mesdhetar nuk është një stilem tregu publicitar, është identitet profili akademik dhe qasje e orjentim i motivuar jetësor europian. Ky investim inteligjent na çoi deri në antarësimin tonë në lidhjen më të gjërë institucionale e gjeografike të arsimit të lartë në EMUNI, EURAS, etj. Atje sfida është e hapur, antarësimi nuk është thjesht rregjistrim, prova është  e përvitëshme dhe sfida që të mbetesh është po e tillë.

UMSH është përfshirë në një veprimtari të gjerë kërkuese e shkencore, botuese, përmes zhvillimit të dhjetra Konferencave shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, simpoziumeve, tryezave të debatit, si dhe publikimit të shume librave e monografive, mendimet dhe rekomandimet e të cilave, përtej vlerave teorike e shkencore, kanë dhënë, propozime konkrete për zgjidhjen e problematikave që ka nxjerre përpara tranzicioni i gjatë, demokratik dhe zhvillimet ekonomiko-sociale në vendin tonë.

UMSH ka ndërtuar një strategji zhvillimi, e lidhur ngushtë me projektet kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkimin shkencor, si dhe me aktorët e tregut të punës. Ne synojme ta zhvillojmë më tej këtë strategji nëpërmjet hapjes dhe bashkëpunimit me universitet e tjera, me qendrat e instituteve kërkimore-shkencore dhe  me bizneset, për të përmirësuar kurrikulat drejt nje qasjeje inovative drejt tregut të punës.

Në këtë kuadër, UMSH jo vetëm ka mirëpritur e vazhdon te mirëprese partneritete mbi projekte të përbashkëta, lektorë të huaj të ftuar për të pasuruar programet dhe mësimdhënien dhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve, por njëkohësisht promovon mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve nëpërmjet CEEPUS dhe Erasmus Mobility. Këto bashkepunime, me UMSH si partner, por edhe shpeshherë si lider, UMSH ka marre pjesë në disa projekte të ndryshme si Erasmus, COST, Horizon 2020, IPA Cross Border, CEEPUS, ADRION INTERREG.

Sot UMSH zbaton 9 projekte të tilla, duke angazhuar me punë konkrete 70 anëtarë të stafit akademik, dhe rreth 200 studentë. Ndër to dua të veçoj projektin “Young toëard Europe”, ku UMSH në rolin e liderit do të japë një kontribut të rëndësishëm për përfshirjen e rinisë shqiptare drejt Integrimit Europian, por pa lënë pas bashkunimin konkret të UMSH me biznesin nëpermjet zbatimit te Projektit Adrion Interreg duke ofruar zgjidhje të reja për përfshirjen e Industrisë zero pike kater dhe IPA CBC me fokus sipërmarrjen femërore. Keto arritje jane rezultat i iniciatives te strategjise, por gjithashtu tregojne dhe niveline dhe perkushtimin e stafit te UMSH.

Të qenit proaktiv në shoqëri shpesh nuk bëhet realitet duke realizuar gjëra të mëdha dhe të bujshme por edhe kur ndihmon sa dhe si mundesh kudo që të kërkohet ose ku mendon se edhe pa ta kërkuar mund ta japësh. Ndaj ne ndërtuam atë që në mënyrë metaforike mund ta quajmë “Universiteti pa mure” që do të thotë të hapur për këdo që vinte nga jashtë por edhe në të papenguar për të dal jashtë auditoreve kudo në të gjithë Shqipërinë.

Por, ne ndërtuam dhe një universitet për qytetarin; kjo fale modelit, që zgjodhëm për ndërtimin e një universiteti si organizatë jo fitimprurëse.  Me këtë filozofi, kemi ndihmuar mbi 1500 familje në nevojë duke mundësuar studimet universitare për fëmijët e tyre. Kemi mbështetur me bursa mbi 3500 studentë, dhe do vazhdojmë të mbeshtesim idene e një universiteti të orientuar drejt studentit që ka dëshirë të shkollohet, duke përshtatur tarifat rreth mundësive të çdo familje. Ndaj, jemi krenarë që kemi krijuar një institucion me fokus STUDENTIN-QYTETARIN!

Dhe në 10 vite u bëmë prezent me mendim dhe programe alternative në bashki dhe komuna, në komunitete në nevojë apo në qendra ekonomike apo të shërbimeve nga më të ndryshmet, në institucione juridike apo të sektorit ekonomik. Njerëzit vijnë tek mendimi por dhe mendimi shkon te njerëzit. Auditori mëson dhe formon profesionalisht, por edhe ai vetë provohet në realitetet e gjalla për zgjidhje problemesh dhe ndërtim zhvillmi të qëndrueshëm. Kjo falë një fryme të re bashkëpunimi  student-profesor komunitet. Prandaj ne jemi bërë prezent në gjithë Shqipërine dhe ndjehemi ende të detyruar të kryejmë edhe më shumë ne kete drejtim.

 Sot me zhvillimet marramendëse në teknologji e inovacion, drejt njs revolucioni të ri industrial, ku bota e internetit, inovacionit, robotikës, po bëhen sunduese, përballja me to është e domosdoshme. Dhe shkolla, edukimi, duhet te luajne një rol vendimtar në këtë drejtim.

Ne e kemi hedhur themelin në këta 10 vjet. Do të vazhdojmë udhën e nisur me vizionin dhe objektivin e qarte: “Të përgatisim qytetarin, të kulturuarin, ekspertin dhe teknokratin e shekullit të njezetë e një, kontribues me vlera të spikatura për zhvillimin, shoqërinë dhe për vendin!

”I sigurt se ne do ti perballojmë këto sfida.

GEZUAR 10 VJETORIN UMSH!

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023864984512329
array(1) { ["section"]=> string(34) "te-ndertosh-nje-universitet-160490" }

wholesale Soccer jerseys cheap Oakleys Sunglasses Dynamo, Kiev Wholesale NBA Jerseys Cheap power tools cheap fjallraven backpack wholesale Ncaa jerseys wholesale Cheap jerseys Cheap Nike Shoes wholesale Nfl jerseys wholesale the north face backpack cheap Mobile phone cheap anello backpack wholesale Nhl jerseys cheap gymshark clothes cheap RayBan Sunglasses cheap tumi backpack cheap yeti cups X videos cheap swiss gear backpack
Wholesale jerseys |