Publikoi në Facebook video që nxisin terrorizmin, arrestohet ish-komandoja në Tiranë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:53 15-04-2019 Publikoi në Facebook video që nxisin terrorizmin, arrestohet ish-komandoja në Tiranë (EMRI) Erzen Uka

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Në pranga është vënë i riu Erzen Uka, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë, i cili ka shërbyer si komando i ushtrisë në Irak dhe Afganistan në vitin 2011.

29-vjeçari më parë ka qenë proceduar për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”).

Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069231986999512
array(2) { ["section"]=> string(95) "publikoi-ne-facebook-video-qe-nxisin-terrorizmin-arrestohet-ish-komandoja-ne-tirane-emri-160536" ["WebShieldDRSessionVerify"]=> string(20) "TXpfi3sykpvHxX3VPfcs" }