Mero Baze: “Si Edi Rama, ka vrarë Fatos Lubonjën?”      

Publikuar tek: analiza-komente, më 22:57 08-03-2019 Mero Baze: “Si Edi Rama, ka vrarë Fatos Lubonjën?”      

Nga Mero Baze

Fatos Lubonja nuk është nacionalist. Biles ka një jetë që lufton kundër tyre si, racë dhe si mentalitet. I lufton ata në këndvështrimin e një njeriu mendjehapur, që konsideron bazike lirinë e qytetarit për të zgjedhur, dhe jo detyrimin për të menduar si pjestar i një kombi.

Ai ka qenë idhtari i pare i “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri, mbështetur nga Soros, dhe jetoi një jetë me paratë e tij.

Sot, ai në fakt është e kundërta e vetvetes. Ai ka gjithë retorikën që nacionalistët etnikë në Ballkan, zakonisht kanë kundër Perëndimit. Ai është kundër mbikqyrjes europiane të Shqipërisë, kundër ndikimit amerikan në Shqipëri, kundër përkushtimit ndaj orientimit perëndimor të Shqipërisë, dhe çdo gjëje tjetër, nëse këtë gjë e kërkon dhe Edi Rama. Pra, ai është gati të bëhet një nacionalist etnik i vet-izoluar dhe agresiv kundër Perëndimit, për shkak të urrejtjes ndaj një njeriu.

Fatos Lubonja është një intelektual që së paku njeh  letërsinë dhe artin në tërësi. Ka bërë përpjekje për të qenë shkrimtar, por së paku është publicist shumë i mirë. Dhe si i tillë, ka bërë vend në opinionin pubik shqiptar.

Por është e çuditshme se si në të njëjtën kohë, ai është urrejtësi më i madh i vlerave shqiptare të çertifikuara në botë si të tilla.

Ai është urrejtësi më i madh dhe baltëhedhësi më i madh ndaj Ismail Kadaresë, shqiptarit që na përfaqëson në majat e letërsisë botërore, dhe që do të duam shekuj ndoshta ta përsërisim historinë e tij. E urren si të suksesshëm. Nuk duron dot suksesin e tij, lexuesit e tij, kritikët e tij, admiruesit e tij, bile as qejfmbeturit ndaj tij. I do të gjithë të jenë urrejtjës të tij.

Njësoj si ndaj Kadaresë, ju turr ca kohë më parë Igli Tares, një sportisti të suksesshëm shqiptar në Perëndim, dhe Saimir Pirgut, një tenori të pranuar si talent në Perëndim. E gjithë kjo, për shkak të urrejtjes ndaj një njeriu, Edi Ramës.

Personat e mësipërm, edhe pse janë talente të provuara në Europë, nuk urrejnë  Edi Ramën, si ai, dhe kjo mjafton.

Fatos Lubonja është një qytetar perëndimor me letra, me familje perëndimore. Jeton dhe mes Shqipërisë e Italisë. Kur e dëgjon nga larg, të duket njeriu i përkushtuar ndaj betejave të mëdha, ndaj oligarkëve, dhe një frymëzues revolucionar në tentativë.

Në fakt, në shtypin shqiptar, përveç periudhës që punonte në një projekt të “Soros”, ka tërë jetën që punon tek ata që quhen oligarkë.

E ka nisur me Koço Kokëdhimën dhe ka vazhduar me Sandër Frangajn e Irfan Hysenbelliun, të cilët i konsideron fatkeqësi kombëtare. Dhe një herë që donte të ikte nga mafia lokale, siç e quan ai, përfundoi tek një kompani e huaj, gjysma e fisit e të cilës është në burg në Itali, si familje mafioze.

Pra, nëse ka një njeri që ka një jetë të tërë që bën sikur lufton oligarkët dhe pëdoret nga oligarkët dhe mafia lokale e ndërkombëtare, me letra është ky.

Kjo tregon se atë nuk e pengon mafia dhe as ata që e paguajnë, por urrejtja ndaj një njeriu. Dhe kjo mund të jetë arsyeja përse këtij njeriu nuk i ngjisin thirrjet për revolucion.

Fatos Lubonja është një njeri i dobishëm i këtij vendi. Dikush duhet të flasë dhe si ai. Dikush duhet gjithmonë të bëjë thirrje për luftë si në vitin 1997, apo për revolucion, si tani, pamvarësisht sa dëgjohet. Thirrje të tilla e bëjnë shoqërinë të gjallë, atraktive dhe moderne.

Por Fatos Lubonja duhet ta ndajë mendjen, nëse ne duhet të krijojmë një shoqëri të izoluar nga Perëndimi dhe të mos pyesim për ta, apo një shoqëri që duhet të integrohet në Perëndim, duhet ta ndajë mendjen nëse shqiptarët duhet të jenë të suksesshëm si Kadareja, Tare, Pirgu etj., apo vlera lokale militante si ai, duhet ta ndajë mendjen nëse duhet të bashkëpunojmë me oligarkët për t’i mundur ata, siç po bën ai,  apo duhet t’i refuzojmë ata.

Dhe në fund, para se të ngrihemi në revolucion dhe t’i shtypim kokën të keqes në këtë vend, duhe ta dimë ai do jetë këtu me ne, apo do na flasë me Skype nga Italia.

Se po i ka të gjitha këto vetëm për Edi Ramën, kostua më e lirë do të ishte të vriste Edi Ramën dhe të mos i shkonte jeta dëm, pasi në përpjekje për ta mposhtuar atë, i ka shpall luftë Perëndimit, ka bërë aleancë me oligarkët dhe mafiozët, ka sulmuar gjithë talentet shqiptare të pranuar nga Perëndimi, tenton të shpërthejë revolucionin, dhe prapë nuk po ja del.

Në përpjekje për të mundur Edi Ramën dhe nga urrejtja për të, ai në fakt ka vrarë Fatos Lubonjën. Dhe ky mund të numërohet pa hezitim si një krim i Edi Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027253866195679
array(1) { ["section"]=> string(52) "mero-baze-si-edi-rama-ka-vrare-fatos-lubonjen-155714" }

cheap Oakleys Sunglasses Cheap power tools wholesale Nfl jerseys wholesale Soccer jerseys cheap off white wholesale Nhl jerseys cheap swiss gear backpack cheap hydro flask cheap RayBan Sunglasses Cheap Nike Shoes Wholesale NBA Jerseys cheap anello backpack cheap yeti cups Dynamo, Kiev cheap tumi backpack wholesale the north face backpack cheap Mobile phone cheap gymshark clothes X videos wholesale Mlb jersey
Wholesale jerseys |