Leje abuzive për 7 pallate, IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 15-04-2019 Leje abuzive për 7 pallate, IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë Kavajë, Isa Sakja.

Përmes një njoftimi IKMT bën me dije se kryebashkiaku i Kavajës akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Sipas IKMT këta persona kanë abuzuar me dhënien apo mosdhënien e lejeve të ndërtimit në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë

Deklarata e IKMT:

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë Kavajë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi. Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068771839141846
array(2) { ["section"]=> string(92) "leje-abuzive-per-7-pallate-ikmt-kallezon-penalisht-kryebashkiakun-e-kavajes-isa-sakja-160495" ["WebShieldDRSessionVerify"]=> string(20) "WwhuUvSQwR3mZFCZI6Df" }