Kush është ish-komandoja që u arrestua sot në Tiranë, si stërviste të miturit për të luftuar krah ISIS (VIDEO TRONDITËSE)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:25 15-04-2019 Kush është ish-komandoja që u arrestua sot në Tiranë, si stërviste të miturit për të luftuar krah ISIS (VIDEO TRONDITËSE)

Gjatë ditës së sotme Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit vunë në pranga 29-vjeçarin Erzen Uka, i vetëquajtur Hamzah Uka.

Uka ka shërbyer si komando i ushtrisë në Irak dhe Afganistan në 2011-ën, por përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur prirje ekstremiste.

Erzen Uka është një emër i njohur për policinë, pasi u procedua për “dhunë në familje” dhe pas divorcit me ish-bashkëshorten ish-komandoja nuk lejoi ajo të mbante dy djemtë edhe pse Gjykata kishte vendosur në favor të gruas.

29-vjeçari publikoi një video në adresën e tij në Facebook ku nxiste dhe propagandonte për terrorizëm, por kjo duket se nuk është e vetmja video.

Në kanalin e tij në Youtube, Erzen Uka apo siç njihet ndryshe Hamzah Uka ka publikuar video ku shihet duke stërvitur dy fëmijët e mitur me qëllim që të shkojnë dhe të luftojnë si ushtarë të ISIS.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Ish-komandoja akuzohet për veprat penale “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/publikoi-ne-facebook-video-qe-nxisin-terrorizmin-arrestohet-ish-komandoja-ne-tirane-emri-160536

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13081908226013
array(1) { ["section"]=> string(125) "kush-eshte-ish-komandoja-qe-u-arrestua-sot-ne-tirane-si-sterviste-te-miturit-per-te-luftuar-krah-isis-video-tronditese-160539" }

cheap hydro flask cheap Mobile phone wholesale Soccer jerseys cheap Oakleys Sunglasses cheap fjallraven backpack Wholesale NBA Jerseys X videos wholesale the north face backpack wholesale Nhl jerseys Cheap power tools cheap swiss gear backpack cheap off white cheap yeti cups cheap RayBan Sunglasses wholesale Mlb jersey wholesale Cheap jerseys Dynamo, Kiev Cheap Nike Shoes cheap gymshark clothes wholesale Ncaa jerseys
Wholesale jerseys |