Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Krimet e Rënda rrëzojnë 2 ish-deputetët Ndoka dhe Çuko

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 15-04-2019 Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Krimet e Rënda rrëzojnë 2 ish-deputetët Ndoka dhe Çuko

Krimet e Rënda refuzojnë kërkesën e Arben Çukos dhe Arben Ndokës, shkruan Newsbomb.al.

Dy ish-deputetët e PS kërkuan ndryshimin e masës së arrestit të shtëpisë, por kjo nuk është pranuar nga trupa gjykuese tek Krimet e Rënda.

Ndërkaq, pak ditë më parë Prokuroria ka sekuestruar 40 milion euro pasuri të Arben Ndokës, mirëpo ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë. 

Çuko dhe Ndoka u arrestuan vitin e kaluar në kaudër të operacionit 'Volvo 4', së bashku me 35 persona të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Avdylajve me bazë në Shijak.

Më herët Ndoka dhe Cuko kërkuan veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi ishte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko u vu në pranga si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066418647766113
array(2) { ["section"]=> string(100) "kerkuan-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-krimet-e-renda-rrezojne-2-ish-deputetet-ndoka-dhe-cuko-160494" ["WebShieldDRSessionVerify"]=> string(20) "uEEtfAGNtwhvoq2qMQYi" }