Hoqi për një moment burkën, dënohet me burg 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve

Publikuar tek: bota, më 11:54 15-04-2019 Hoqi për një moment burkën, dënohet me burg 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve

Historia e 32-vjeçares Vida Movahendi ka bërë xhiron e mediave në botë pasi ajo u dënua për arsye se hoqi për një moment në publik burkën.

Gjykata e Iranit e dënoi me 1 vit burgim gruan e cila kishte hequr burkën e saj në publik, në kryeqytetin e Teheranit në Iran, pasi sipas saj ishte shumë vapë dhe ajo nuk merrte dot frymë.

Avokati i 32-vjeçares e kritikoi vendimin e gjykatës si në vendim çnjerëzor dhe se klientja e tij është një femër që bëhet viktima e një ligji absurd.

Vida Movahendi, ka dy vajza dhe tani do duhet që të largohet nga familja e saj për një vit.

Femra nga e gjithë bota kanë reagur publikisht duke mbledhur vota për lirimin e saj. Gjithashtu shumë femra janë fotografuar publikisht pa burkë në rrugët e kryeqytetit në shenjë proteste kundër vendimit të gjykatës.

Një ligj i drejtë apo absurd sipas jush?

57052935_1431375227005565_8955033818914357248_n.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02142596244812
array(1) { ["section"]=> string(80) "hoqi-per-nje-moment-burken-denohet-me-burg-32-vjecarja-nene-e-dy-femijeve-160492" }