Futet në lojë Mimoza Hafizi, sulmon Ramën: Unë do jem e para që…

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 15-04-2019 Futet në lojë Mimoza Hafizi, sulmon Ramën: Unë do jem e para që…

Pas një pause, pas përçarjes me Blushin që çoi në përjashtimin e saj si kryetare e LIBRA-s, ish-deputetja e PS-së Mimoza Hafizi, tashmë pedagoge në Universitetin e Tiranës, është rishfaqur sërish për publikun me një reagim për pezullimin e rektorit Mynyr Koni.

Me anë të një postimi në Facebook, Hafizi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi pretendon se pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës ka ardhur si shkak i përplasjeve me kryeministrin, i cili e ka paralajmëruar hapur në takimet me studentët.

Ish-deputetja kërkon të dijë arsyet e shkarkimit sepse sipas saj ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur asnjë dokument të plotë e të qartë me argumentet e këtij vendimi në Ministrinë e Arsimit.

Reagimi i plotë i Hafizit:

Kryeministri kërcënon prej muajsh rektorin e Universitetit të Tiranës, kurse sot ministrja e arsimit e paska pezulluar. Jam njëra nga pedagoget e këtij universiteti. Kam një histori të gjatë betejash për të mbrojtur vlerat e tij, si brenda mjedisit akademik e shkencor, ashtu edhe në politikë e në parlament.

Po kërkoj në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një dokument të plotë e të qartë me arsyet dhe argumentet e këtij vendimi.

Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë? Nuk po i gjej askund.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës meritojnë ta kenë këtë transparencë. Qeveria është e detyruar ta bëjë. Përndryshe, unë do të jem e para që këto akte do t’i konsideroj si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës. Plan i përpiluar nëpër rrjeshtat ogurzeza të kapitullit XII të Ligjit aktual për Arsimin e Lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064899921417236
array(2) { ["section"]=> string(68) "futet-ne-loje-mimoza-hafizi-sulmon-ramen-une-do-jem-e-para-qe-160534" ["WebShieldDRSessionVerify"]=> string(20) "xUpPacFPcSGe9FGjsU1u" }