Forcat e Armatosura zhvendosin predha kundër-tank në Dobraç të Shkodrës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 15-04-2019 Forcat e Armatosura zhvendosin predha kundër-tank në Dobraç të Shkodrës

Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse u angazhua në operacionin e heqjes së një sasie municioni të gjetur në ambientet e një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.

 

Alarmin për prezencën e këtij municioni e dha pronari i këtij objekti, i cili duke pastruar ambientet e kësaj godine ka evidentuar sasinë e municioneve luftarake.  

Specialistët EOD  pasi evidentuan prezencën e municioneve luftarake, konstatuan se bëhej fjalë për 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse.

Për shkak të llojit të tyre, municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.

57572680_644631889329341_1082592901193531392_n.jpg

56944997_579144075925182_2275940184178556928_n.jpg

57451111_448358082575638_6529663974386958336_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066139698028564
array(2) { ["section"]=> string(78) "forcat-e-armatosura-zhvendosin-predha-kunder-tank-ne-dobrac-te-shkodres-160498" ["WebShieldDRSessionVerify"]=> string(20) "8HoRz6CEa6VrPxzGVOTs" }