EKSKLUZIVE/ Kastrioti në 'shënjestër', UEFA dhe PROKURORIA zbarkojnë në Fushë-Krujë

Publikuar tek: sport, më 23:28 09-04-2019 EKSKLUZIVE/ Kastrioti në 'shënjestër', UEFA dhe PROKURORIA zbarkojnë në Fushë-Krujë

Kontestimet për lojë të ashpër, dhunë dhe gjykim të njëanshëm të skuadrës së Kastriotit në fushën e tij “Redi Maloku” e ka bindur qeverinë e futbollit europian UEFA të zbarkojë nesër në këtë stadium ku do të luhet takimi i javës së 28-ë midis krutanëve dhe Luftëtarit në orën 15:30.

Burime të besueshme për Newsport.al bëjnë me dije se zyrtarë të UEFA-s dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të bashkëpunojnë për të hetuar ndeshjet e ekipit krutan në shtëpi duke zbarkuar në mënyrë të fshehtë nesër në “Redi Maloku”.

Në dy takimet e fundit të luajtura në Fushë-Krujë Kastrioti-Tirana 1-0 dhe Kastrioti-Kukësi 2-1, pati kontestime të ashpra për lojën e ashpër të skuadrës së teknikut Devolli, gjykimin tendencioz të arbitrave. Në sfidën me bardheblutë, sulmuesi Michael Ngoo u provokua me sharje raciste nga tifozët vendas ndërsa tekniku Mema u sulmua nga policë bashkiakë. Ndërsa në takimin e fundit me Kukësin, gjyqtari Hamiti kurseu kartonin e kuq pavarësisht incidentit midis kapitenit Emiljano Çela dhe mesfushorit Arbër Çyrbja, ku i pari e goditi me grusht dhe i hoqi fanelën lojtarit të verilindorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065760612487793
array(2) { ["section"]=> string(86) "ekskluzive-kastrioti-ne-shenjester-uefa-dhe-prokuroria-zbarkojne-ne-fushe-kruje-159832" ["WebShieldDRSessionVerify"]=> string(20) "WUTs0nI29W6ykMgNwSC1" }