Dialogu Kosovë-Serbi, Hahn: Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan palët

Publikuar tek: rajon, më 12:41 15-04-2019 Dialogu Kosovë-Serbi, Hahn: Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan palët

Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hahn, ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA-së.

Siç shkruan The Washington Post, komisioneri ai ka folur edhe rreth çështjes së Serbisë dhe Kosovës. Hahn ka marrë shkas nga Greqia dhe Maqedonia e veriut, duke u shprehur se zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton “EO”.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy vendeve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, ka thënë ai,  ndërsa ka shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj, nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Ndërkaq, ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe komisioneri Hahn pritet të zhvillojnë një takim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.91926693916321
array(1) { ["section"]=> string(91) "dialogu-kosove-serbi-hahn-shkembimi-i-territoreve-mund-te-diskutohet-nese-duan-palet-160501" }

wholesale Soccer jerseys wholesale Nfl jerseys wholesale Cheap jerseys cheap gymshark clothes cheap RayBan Sunglasses cheap hydro flask X videos wholesale the north face backpack cheap Oakleys Sunglasses Dynamo, Kiev cheap yeti cups wholesale Ncaa jerseys cheap Mobile phone cheap anello backpack Wholesale NBA Jerseys cheap swiss gear backpack wholesale Mlb jersey wholesale Nhl jerseys cheap off white Cheap power tools
Wholesale jerseys |