Briken Çalja shkëlqen në Europian, kthehet me medaljen e artë

Publikuar tek: sport, më 19:38 09-04-2019 Briken Çalja shkëlqen në Europian, kthehet me medaljen e artë

Sportisti shqiptar Briken Çalja ka marrë medalje të artë në Kampionatin Europianë të peshëngritjes.

29 vjeçari ka marrë medaljen e artë në peshën 71 kilogramë duke përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi, ndërkohë që ka lënë pas peshëngritesit e tjerë në stilin e shkëputjes.

Çalja kaloi me sukses provën e parë 152 kilogramë, duke vënë në trysni revalët e tij. Edhe prova e dytë ishte e realizuar me lehtësi, në peshën 156 kilogramë duke e renditur të parin përsëri dhe duke bërë që të gjithë të tjerët të provonin pesha të njëjta a më të larta për ta kaluar.

Çalja shkoi në provën e tretë duke provuar të thyente rekordin Europian me peshën 160 kilogramë por nuk e realizoi dot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066421031951904
array(1) { ["section"]=> string(67) "briken-calja-shkelqen-ne-europian-kthehet-me-medaljen-e-arte-159804" }